Duke qenë se pirja e duhanit llogaritet si përgjegjëse për vdekjen e 8 milionë personave në vit, ishin të shumtë ata që u befasuan nga një raport i javës së shkuar ku pretendohej se duhanpirësit ishin më pak të rrezikuar nga infektimi me coronavirus.
Në hulumtimin e Spitalit Pitie-Salpetriere në Paris thuhej se “duhanpirja paraqitet si një faktor mbrojtës kundër infektimit nga SARS CoV-2” dhe se “nikotina mund të sugjerohet si një agjent potencialisht mbrojtës kundër infektimit nga COVID-19”.
Por hulumtimi paralajmëronte edhe se “nikotina është një drogë që shkakton varësi”.
“Duhanpirja ka një sërë pasojash patologjike dhe mbetet një rrezik serioz për shëndetin”.
Çfarë thonë ekspertët botërorë? A janë më pak të rrezikuar duhanpirësit?
Jo. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhanpirësit janë më të rrezikuar nga infektimi.
“Duhanpirja sjell kontaktin e vazhdueshëm të duarve me pjesën e buzëve, çka rrit mundësinë e transmetimit të virusit nga duart tek goja”, thotë OBSH.
“Duhanpirësit mund të kenë gjithashtu sëmundje të mushkërive ose një kapacitet të reduktuar të frymëmarrjes, gjë që mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e të sëmururit rëndë”.
“Rrethanat që rrisin nevojën e oksigjenit ose që reduktojnë aftësinë e trupit për ta përdorur në mënyrën e duhur e vejnë pacientin në një rrezik më të lartë të sëmundjeve serioze të mushkërive, siç është pneumonia”.
Në një deklaratë për Euronews, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se po rishikojnë studimin mbi duhanpirjen dhe nikotinën.
“Provat që kemi sugjerojnë se format e ashpra të COVID-19 janë më të larta tek duhanpirësit”.
Gjithashtu një studim nga Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve (ECDC) i klasifikon duhanpirësit tek grupet e rrezikuara nga COVID-19.
Using tobacco products can increase your chance of getting #COVID19
❗️Bringing your👐to your👄can transfer the virus into your body
❗️Sharing tobacco products can transmit the virus between people
❗️Tobacco weakens your respiratory system making you more vulnerable to the virus pic.twitter.com/nFOCwAoFyK— World Health Organization (WHO) (@WHO) April 22, 2020