Kryesore Koronavirusi dhe udhëtimet: A do të jetë kjo ide nga Spanja shpëtimi...

Koronavirusi dhe udhëtimet: A do të jetë kjo ide nga Spanja shpëtimi i pushimeve për Europën?

Teksa shumë shtete po fillojnë të lehtësojnë disa prej masave kufizuese për shkak të COVID-19, europianët kanë dy pyetje në mendje: A mund të shkojmë me pushime këtë verë? Dhe nëse po, ku?

Ajo që i tremb qeveritë është nëse shtimi i lëvizjes midis njerëzve do të sillte një valë të re infektimesh.

Por një studim nga Spanja pretendon se e ka gjetur zgjidhjen.

Ky studim kërkon që e gjithë Europa të shënojë me ngjyrë të kuqe zonat më të prekura nga COVID-19 dhe me të gjelbër zonat më pak të prekura, në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtojnë në varësi të tyre.

“Zonat e gjelbra” të vendeve të ndryshme europiane

Një propozim i Shkollës së Biznesit Esade në Madrid kërkon të “zgjerojë qasjen e zonave të gjelbra në mbarë Bashkimin Europian”.

“Ideja është e thjeshtë: të lejohet qarkullimi i njerëzve midis zonave të gjelbra të vendeve të ndryshme europiane përmes një rrjeti rajonesh të certifikuara nga institucionet europiane”, thuhej në studimin e kryer.

Ky sistem do të mundësonte udhëtimin midis jugut të Italisë dhe jugut të Francës, ose midis Greqisë dhe Zvicrës: pra për sa kohë një qytetar vjen nga një zonë e gjelbër europiane, atëherë ai mund të udhëtojë drejt një tjetër zonë të gjelbër.

Zonat e gjelbra kombëtare “janë kandidate shumë të mira për t’u etiketuar si të tilla nga BE”, thotë për Euronews studiuesi Miquel Oliu Barton, i cili është edhe bashkautor i këtij studimi.

Për të marrë etiketimin si zonë e gjelbër, shpjegon Oliu Barton, një rajon duhet të vërtetojë se e ka virusin është nën kontroll, se spitalet e atij rajoni nuk janë të mbingarkuara dhe se shkalla e rritjes së infeksionit është e ulët, ndërsa sugjeron që autostradat e zonave të kuqe të qëndrojnë të mbyllura.

“Kjo mund të aplikohet edhe tek trenat: trenat që vijnë nga zonat e gjelbra nuk duhet të ndalojnë në stacionet e kuqe”, shtoi ai, “Por edhe në aeroporte, është relativisht e lehtë të kontrollohet se nga vijnë pasagjerët dhe se ku duan të shkojnë ata”.

Një tjetër masë e propozuar në këtë studim është që udhëtarët të paraqesin një leje qëndrimi për të vërtetuar ardhjen nga një zonë e gjelbër.

“Shpëtoni sezonin turistik veror”

Edhe pse disa shtete kanë nisur të lehtësojnë masat, ideja e një gjendje normale të pushimeve verore për këtë vit duket e pasigurt.

Në disa vende të BE, kufijtë qëndrojnë të mbyllur teksa lejohet kalimi vetëm i atyre që kanë një arsye të rëndësishme. Masa strikte janë prezantuar edhe për udhëtimet si për shembull udhëtimet ndërkombëtare nuk janë jo të rekomandueshme.

Ky nuk do të jetë një vit i mbarë për industrinë globalë të udhëtimeve, e cila pret një humbje midis 20 deri në 30 për qind, sipas përllogaritjeve të Organizatës Botërore të Turizmit.

Por teksa vendet po nisin të hapin kufijtë, kjo politikë mund të jetë rrugëtimi drejt “shpëtimit të sezonit turistik në Europën Jugore”, thotë autorët e këtij studimi.

“Nëse ai komunikohet mirë dhe me garanci të mjaftueshme, ky propozim mund të shpëtoj sezonin turistik veror në Europën e Jugut, duke lehtësuar kështu kostot e mëdha ekonomike që do të sillte mbyllja tërësore e turizmit ndërkombëtar për këto vende”.

Oliu Barton deklaroi se propozimi i tyre i është dërguar unionit më 5 maj dhe deri më tani “është përgëzuar”. Nëse adoptohet, zonat e para të gjelbra europiane do të përcaktohen shumë shpejt, “që në fillim të qershorit”, shtoi ai.

Gjermania, Belgjika dhe Austria do të rihapin kufijtë më 15 qershor, ndërsa Franca ka deklaruar se kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri në 15 qershor, deri në një vendim të dytë.