Numrit të të infektuarve me koronavirus në Itali i është shtuar edhe truproja i ish-ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvinit. Ai i është nënshtruar analizave dhe ka rezultuar pozitiv.
Menjëherë pas këtij lajmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Salvini shprehet se është mirë me shëndet dhe nuk ka qenë në kontakt me truprojën.
“Do të bëj ç’ka më këshillojnë autoritetet shëndetësore, si çdo qytetar tjetër. Kush bën polemika se unë jam i infektuar e më uron vdekjen, nuk meriton përgjigje”, shprehet 46-0vjecari.
Megjithatë, mediat italiane shkruajnë se ish-ministri mund të qëndrojë në karantinë për 40 ditë.
Edhe sekretari i Partisë Demokratike Nicola Zingaretti ka deklaruar se është prekur nga koronavirusi. Zingaretti e pohoi prekjen nga virusi me një video në Facebook: “Mjekët më kanë thënë se jam pozitiv me Covid19. Jam mirë, por duhet të rri në shtëpi për ditët e ardhshme. Nga këtu do të vazhdoj të ndjek punën. Kurajo të gjithëve!”, shkruan Zingaretti.