Një çift i sapomartuar është bllokuar “pafundësisht” në një muaj mjalti në Maldive pasi përhapja me përmasa të mëdha e koronavirusit detyroi autoritetet në këtë vend të mbyllin aeroportet.
Olivia dhe Raul De Freitas duhet të kalonin 6 ditë në parajsën tokësore të resortit “Cinnamon Velifushi” në Maldive, përpara se të ktheheshin në Afrikën e Jugut, aty ku janë dhe rezidentë.
Ata mbërritën në Maldive më 22 mars dhe duhej të ktheheshin në shtëpinë e tyre në fund të javës. Por duke parë masat që po merrnin shumë vende kontaktuan me agjentin e tyre turistik përpara se të niseshin për udhëtim.
Ata janë të vetmit turistë që kanë mbetur në resorin luksoz.
“Është e pabesueshme që pushimet tona zgjatën më shumë”, tha Olivia për The Times duke shtuar se kanë përfituar dhe një ulje bujare nga hoteli, nga tarifa 750 dollarë për një natë që ata kanë zakonisht dhe megjithatë qëndrimi për shumë ditë po ndikon në kursimet e tyre.