Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin, me të cilin vendoset që institucionet arsimore në Shqipëri do të qëndrojnë mbyllur deri më 3 prill për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se ky vendim është marrë pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19,
“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.