Orët e fundit Italia ka qenë një nga shtetet në vëmendjen e mediave për reagimet e saj ndaj përhapjes së koronavirusit.
Shteti fqinj ka bllokuar fluturimet nga dhe drejt Kinës, ndërkohë që nuk kanë munguar episode alarmi bllokimi i një kroçierë ku një çift kinez dyshohej si i infektuar, alarm i rremë por që bllokoi rreth 24 ore pothuajse 7000 mijë turistë që ndodheshin në anije.
Ditën e djeshme u konfirmua gjithsesi sëmundja për një tjetër çift turistësh që ndodheshin në Romë, dhe popullsia ka filluar të ketë frikë.
Bashkë me frikën, sot në kryeqytetin italian po dalin në pah edhe reagime ndoshta të panevojshme. Pa llogaritur dhjetëra mijëra turistë kinezë që e vizitojnë çdo ditë, Roma ka edhe një komunitet të madh kinez, që janë pronarë aktivitetesh komerciale, në veçanti dyqane dhe restorante.
Tashmë këto aktivitete janë tashmë të braktisura nga klientët, pavarësisht njoftimeve që shumë prej dyqaneve kanë vënë ku thuhet se asnjë person i stafit ka qenë në vendlindje muajt e fundit.
Por sot në disa kafe dhe restorante të Romës , veçanërisht në zonën turistike të Trevit, ka dalë edhe një njoftim ku thuhet se “për shkak të masave të sigurisë ndërkombëtare, të gjithë personave të ardhur nga Kina nuk i lejohet hyrja në këtë vend”.
Një mesazh tejet diskriminues, dhe i pavlerë, sepse nuk përfshin natyrisht italianët ose europianët që mund të kenë qenë në Kinë, por bazohet tek fizionomia.
Kryebashkiakja Virginia Raggi ka kritikuar lajmërimin, pastaj të tërhequr, duke nënvizuar se “është totalisht i pajustifikueshëm, nuk na duhen psikoza dhe alarm, por duhet të ndjekim vet këshilla te ekspertëve”.
Por tregtarët e tjerë të zonës e mbrojnë atë preokupim. “Normalisht nuk është se bëjmë një figurë të mirë, por çfarë duhet të bëjmë? Këtu kalojnë mijëra turistë nga Azia, rrinë disa orë në lokal. Kam pak frikë, sinqerisht”, deklaron një pronare restoranti e zonës.