Sport Koronavirusi mbyll kampionatin edhe në Skoci, shpallet kampioni

Koronavirusi mbyll kampionatin edhe në Skoci, shpallet kampioni

Liga e futbollit profesionist në Skoci deklaroi përfundimin e sezonit të këtij viti për shkak të pandemisë se koronavirusit, duke shpallur Celtic kampion të vendit. Diçka e ngjashme, ashtu si në Francë dhe disa vende të tjera evropiane.

Ky është titulli i 9 me radhë për Celtic. Në një komunikatë për shtyp, liga e futbollit skocez deklaroi se të gjitha klubet votuan unanimisht për faktin se nuk kishte asnjë perspektivë për të përfunduar sezonin e këtij viti.

Nga ana tjetër, liga bëri të ditur se do të ndihmonte klubet me një shumë prej 8,5 milionë euro për të dalë nga kriza.

Kampionati skocez u pezullua më 13 mars, ndërsa Celtic e mbylli këtë sezon në vend të parë, ku në 30 ndeshje arriti 80 pikë, 13 më shumë se rivalët e urryer të Rangers.