Më shumë se 70% e viktimave nga koronavirusi në Itali janë meshkuj, sipas shifrave të Institutit të Shëndetit Publik italian.
Gjithashtu, meshkujt janë më të prirur që të infektohen dhe përbëjnë rreth 60% të rasteve të konfirmuar me koronavirus.
Edhe shifrat në Kinë, aty ku nisi pandemia e koronavirusit, kanë treguar se 2/3 e viktimave kanë qenë meshkuj.
Shkencëtarët janë shprehur se nuk dinë të thonë pse meshkujt vdesin më shumë sesa femrat, por një shpjegim është se femrat kanë sistem imunitar më të fortë. Ndërsa në Kinë, shkencëtarët kanë argumentuar se meshkujt tymosin dhe pinë alkool më shumë, duke qenë kështu më vulnerabël ndaj virusit.
Ditën e djeshme, Italia kaloi Kinën për numër viktimash, ndërsa sot ndërruan jetë 627 persona të tjerë, duke e çuar bilancin e viktimave në mbi 4000 persona. Por, më pak se 1000 janë femra