Bota Koronavirusi, Merkel: Do të infektohet 60-70% e popullsisë

Koronavirusi, Merkel: Do të infektohet 60-70% e popullsisë

Koronavirusi do të infektojë një pjesë të madhe të popullsisë. Kështu citohet nga e përditshmja “Bild”, kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Rreth 60-70% të popullsisë në Gjermani do të infektohet me virus“, ka deklaruar Merkel gjatë një takimi të brendshëm të grupit parlamentar CDU-CSU në Berlin, sipas gazetës.

Sipas “Bild”, kur tha këto fjalë, mes politikanëve në mbledhje ra heshtja.

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, konfirmoi shifrat e kancelares nëse vaksina nuk zhvillohet përpara se koronavirusi të përhapet gjerësisht në Evropë.

Deri më sot, Gjermania me 82,9 milionë banorë ka të regjistruar vetëm 2 viktima nga koronavirusi.

Sipas OBSH-së, koronavirusi gjendet në 30 vende të Evropës, ku janë regjistruar më shumë se 17 000 raste dhe janë shënuar mbi 700 viktima.

Në Shqipëri, rastet e konfirmuara me koronavirus janë 10.