Bota Koronavirusi/ Ministri i Brendshëm gjerman s’i jep dorën Merkelit (VIDEO)

Koronavirusi/ Ministri i Brendshëm gjerman s’i jep dorën Merkelit (VIDEO)

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer nuk shtrëngoi dorën me kancelaren Angela Merkel, e kjo për shkak të frikës nga epidemia e koronavirusit.

Merkel arriti në samitin e integrimit dhe nuk shtrëngoi dorën me të pranishmit. Sidoqoftë, ajo do të ulej pranë ministrit Seehofer, të cilit i zgjati dorën.

Ministri gjerman nuk pranoi dhe tundi kokën me shaka: “Jo, jo”. Kancelarja gjermane vetëm qeshi me këtë dhe tha që e kuptoi.

Ministri Seehofer vendosi javën e kaluar të mos takohej fizikisht me askënd për shkak të koronavirusit.