Masa e karantinës që ka për qëllim të luftojë përhapjen e COVID-19 ka pasur ndikim edhe në nivelin e ndotjes pasi shifrat vazhdojnë të bien.
Përveç ujit më të pastër që është vërejtur kohët e fundit në kanalet e Venecias, të dhënat e reja nga Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA), Copernicus, tregojnë reduktim drastik të nivelit të ndotjes së ajrit në Itali dhe gjetkë.
Drejtori i programit të ESA për Vëzhgimin e Tokës, Josef Aschbacher, thotë se situata është disi ironike: “Është me të vërtetë trishtuese që ulja e aktivitetit ekonomik është një lehtësim për planetin tonë, pasi niveli i ndotjes është në rënie. Planeti jonë është i mrekullueshëm, por edhe shumë i brishtë dhe mendoj se shumë njerëz tani e shohin planetin tonë dhe ndotjen e shkaktuar nga njerëzimi nga një këndvështrim tjetër. Kështu që mendoj se për sa i përket debatit mbi ndryshimet klimatike, ky është padyshim një vrojtim që të hap sytë”.
Ky fenomen nuk po ndihet vetëm në Europë; nivelet e dëmshme të dyoksidit të azotit në Kinë kan rënë, të paktën pjesërisht, si pjesë e masave të izolimit dhe si rrjedhojë e ngadalësimit ekonomik.