Rikthehet në rritje numri ditor i vdekje në Itali nga koronavirusi: 474 viktima. Por sipas La Repubblica-s, kjo është një e dhënë e falsifikuar, pasi 280 të vdekur jashtë spitaleve kanë ndodhur në prill dhe janë regjistruar vetëm sot. Kështu që të vdekurit në 24 orët e fundit janë vetëm 194. Një ulje e ndjeshme në krahasim me ditët e kaluara.
E vetmja e dhënë kontradiktore, pasi treguesi e tjetër tregojnë se kurba e koronavirusit në Itali po shkon drejt zvogëlimit.
Të dhënat e Mbrojtjes Civile tregojnë një ulje konstante të personave të shtruar në spitale. Në terapitë intensive sot gjenden 1.539 persona, 39 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 17.357 persona, 212 më pak se dje. Në izolim shtëpiak janë 81.808 persona (+12 në krahasim me dje).
Të shëruarit kapin kuotën 79.914, me një rritje në 24 orë prej 1.665 personash (dje ishin deklaruar të shëruar 2.304 persona). Ndërsa shënohet një ulje e numrit të të sëmurëve.
Rastet e reja të identifikuar në 24 orët e fundit janë 1.900 (dje ishin 1.965).