Bota Koronavirusi në Itali: 259 raste të reja dhe 30 viktima

Koronavirusi në Itali: 259 raste të reja dhe 30 viktima

Janë 259 raste të reja me koronavirus të regjistruar sot në Itali, ndërsa viktimat janë 30. Lombardia numëron e vetme 156 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive në Itali është 17.638, ndërsa i viktimave 34.708. Numri i të shëruarve është rritur në 187.615 (890 të shëruar në 24 orët e fundit), ndërsa numri i të shtruarve me simptoma është 1.386 (-129 se dje). Numri i të shëruarve në terapitë intensive është 105 (+2 se dje), ndërsa i personave të shtruar në izolim shtëpiak është 16.177 (-508 se dje).

Rajonet me zero raste sot janë Bazilikata, Vale d’Aosta, Sardenja, Provinca e Bolcanos dhe Siçilia.