Bota Koronavirusi, Papa dhuron respiratorë për vendet në vështirësi

Koronavirusi, Papa dhuron respiratorë për vendet në vështirësi

Papa Francesku angazhohet personalisht në luftën botërore kundër pandemisë duke treguar mbështetje për disa nga vendet më të goditura nga Covid-19, të cilat në të njëjtën kohë kanë në vështirësi dhe sistemin shëndetësor.

Ati i Shenjtë, përmes Motrave Apostolike ka dhuruar 35 respiratorë për vende si Brazili, Haiti, Kolumbia, Ekuadori, Meksika, Ukraina etj, të cilat më shumë se kurrë kanë në këtë ditë nevojë për këto aparatura shëndetësore.

Deri në këto momente kanë humbur jetën nga koronavirusi mbi 493 mijë persona ndërsa të infektuarit janë pranë 10 milionëshit.