E dhëna pozitive sot: një rast i ri për 30 tamponë të bërë, kurrë në një nivel kaq të ulët. E dhëna negative: sërish mbi 300 të vdekur, 323 ekzaktësisht. Të dhënat ditore nga Mbrojtja Civile në Itali tregojnë se epidemia në Itali është në të njëjtat nivele si në ditët e ditët e fundit, duke pësuar një rënie të lehtë, në numrin në zbritje të vdekjeve dhe një lehtësim i personave të sëmurë rëndë, ndërsa bie numri i personave të shtruar në terapitë intensive.
Sipas buletinit, në terapitë intensive sot gjendjen 1.795 persona, 68 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 19.210 persona, 513 më pak se dje. Në izolim shtëpiak 83.652 persona (+33 në krahasim me dje).
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 323 persona (dje viktimat ishin 382), duke arritur një total prej 27.682 të vdekurish.
Të infektuarit e rinj me virusin vdekjeprurës janë ulur gjithashtu në 2086 raste, për një numër të përgjithshëm prej 203 591 personash.