Shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli ka publikuar të dhënat e fundit ku bie në sy se numri i viktimave nga Covid-19 ka arritur në 197, duke u rritur me 49 në 24 orët e fundit, ndërsa të prekurit kanë shkuar në 3917.
Sipas zyrtarit të lartë italian të shëruarit nga virusi janë 462 ose e thënë ndryshe 11.2% e të prekurve. 462 persona janë nën kontrollin intensiv të mjekëve dhe pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Lombardi.
Gjithashtu raportohet se mbi 150 mjekë familjesh janë mbyllur në karantinë, një pjesë e të cilëve janë të prekur nga virusi me origjinë nga Kina.
Së fundmi autoritetet kanë vendosur të anulojnë dhe finalet e kupës së botës në ski që do të mbaheshin në Kortina.