Bota Koronavirusi në Itali: 534 të vdekur sot, bie ndjeshëm numri i të...

Koronavirusi në Itali: 534 të vdekur sot, bie ndjeshëm numri i të sëmurëve

Për të dytën ditë radhazi bie numri i personave aktualisht të sëmurë. Sot është shënuar një rënie e fortë, që shoqëron edhe rënien e personave të shtruar në terapitë intensive dhe jo vetëm. Ndërsa janë shëruar 2.729 persona, një tjetër rekord.

Konfirmohet kështu era pozitive e epidemisë në Itali, duke përjashtuar të vdekurit. “Të vdekurit janë parametri i fundit që normalizohet – shpjegoi dje në konferencën për shtyp Luca Richeldi, shef i spitalit të “Gemelli” – sepse i referohet të prekurve javë më përpara”. Është për t’u shënuar se pas disa ditësh nën 500 viktima, sot kjo shifër tejkalohet. 534 të vdekur janë shënuar sot.

Të dhënat e buletinit të Mbrojtjes Civili tregojnë një rënie të personave të shtruar. Në terapitë intensive sot gjenden 2471 persona, 102 më pak se dje. Janë shtruar 24134 persona me simptoma, 772 më pak se dje.

Të shëruarit kapin kuotën 51.600, me një rritje në 24 orë prej 2.723 të shëruarish (dje ishin deklaruar të shëruar 1.822 persona).

Ndërsa të sëmurit janë 528 më pak se dje, ndërsa rastet e reja janë 2 729, por sot janë bërë edhe më shumë tamponë se dje.