Për të tretën ditë rresht bie edhe numri i të shtruarve në terapitë intensive
Italia është në pikun e koronavirusit. Situata në Itali është e qëndrueshme, edhe pse ende nuk ka ardhur zbritja që të gjithë italianët po e ëndërrojnë për të kaluar në fazën dy.
Megjithatë, të dhënat e buletinit ditor të Mbrojtjes Civile ka drita shprese. Sot numri të sëmurëve (i të prekurve nga virusi është) 1941 (më pak se ditët e kaluara, dje ishin 2972), por më pak tamponë janë bërë.
Bie edhe numri i personave të shtruar në terapitë intensive: sot janë 3898, 79 më pak se dje. Ndërsa është në të njëjtat nivele numri i personave të shtruar me simptoma, sot ishin 28976 persona (27 më shumë se dje).
Qëndron i lartë numri i viktimave, që rritet në krahasim me frenimin e djeshëm. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 636 persona (dje viktimat ishin 525). Në total numri i të vdekurve në Itali ka shkuar në 16 mijë e 523.
Edhe numri i të shëruarve qëndron në të njëjtat nivele. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1022 persona (dje ishin deklaruar të shëruar 819 persona).
Sakaq nga dita e parë kur u shfaq ky virus ne Itali e deri me tani regjistrohen 1312 mijë e 547 persona te prekur, mes totalit te atyre që kanë humbur jetën, të shëruar dhe atyre që janë ende aktiv me COVID-19.