Vazhdon rënia të shtruarve, qëndron i ulët edhe numri i të prekurve të rinj, ndërsa vdekjet nisin të bien nën shifrën 500.
Të dhënat e raportit të parë pa konferencë shtypi të Mbrojtjes Civile konfirmojnë rënien e vazhdueshme të personave të shtruar. Në terapitë intensive sot janë 2.733 persona, 79 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 25.007 persona, 779 më pak se dje.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 482 persona (dje viktimat ishin 575), duke arritur një total prej 23.227 të vdekurish.
Vazhdon rritja të shëruarve, çdo ditë mbi 2.200.
Të shëruarit arrijnë kuotën 44.927, me një rritje në 24 orë prej 2.200 personash (dje ishin shëruar 2.563 persona).
Rritja e të sëmurëve (personat aktualisht pozitivë) është 809 (dje ishin 355), ndërsa të prekurit e rinj në 24 orët e fundit janë 3.491 (dje ishin 3.493).
Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 175.925.