Emergjencat Civile në Itali raportuan një tjetër ulje të viktimave në vend në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.
Sipas të dhënave bëhet me dije se 55 pacientë të tjerë humbën betejën për jetën me virusin vdekjeprurës, krahasuar me 60 që ishin një ditë më parë.
Numri i personave të infektuar me COVID-19 shënoi sërish rritje sot, me + 318 raste të reja në 24 orët e fundit, duke arritur në një total prej 233 515 personash, njoftoi Mbrojtja Civile.
Numri më i madh i rasteve, +178, u shënua në Lombardi, ndërsa në 8 rajone të tjera (Puglia, Trentino Alto Adige, Umbria, Sardenja, Valle d’Aosta, Kalabria, Molise dhe Basilicata) nuk u regjistruan raste të reja.
Në spitale ndodhen 5 916 pacientë të shtruar me simptomat e COVID-19, -183 krahasuar me ditën e djeshme, ndërsa ata në karantinim shtëpiak janë 33 569, -7 798 nga dje.
Aktualisht, ka 408 pacientë në kujdesin intensiv.