Duke përjashtuar numrin e të vdekurve, 575, të dhënat e Mbrojtjes Civile janë pozitive. Mbi 2500 të shëruar brenda ditës, personat e shtruar në spitale janë 1231 më pak se dje.
Edhe pse mund të jetë një fakt përsëritës, numri dramatik i viktimave nuk mund të injorohet, sepse tregon ashpërsinë e pandemisë dhe ky numër është e vetmja e dhënë negative në buletin ditor të Mbrojtjes Civile në Itali. Sot në Itali është shënuar një rënie e pastër e të shtruarve dhe kurrë më parë nuk ka pasur kaq pak raste të reja në krahasim me numrin e tamponëve të bërë (1 i sëmurë për 18 test, pak më shumë se 5%).
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 575 persona (dje viktimat ishin 525), duke arritur një total prej 22.745 të vdekurish.
Buletini i sotëm tregon një rënie të personave të shtruar nëpër shtëpi, një e dhënë që tregon se ka më pak raste të rënda mes personave aktualisht pozitivë. Në terapitë intensive gjenden sot 2.812 persona, 124 më pak se dje. Janë shtruar 25.786 persona me simptoma, 1.107 më pak se dje.
Të shëruarit kanë arritur në kuotën 42.727, me një rritje në 24 orë prej 2.563 personash (dje ishin deklaruar të shëruar 2.072 persona). Nuk ishin deklaruar kurrë më shumë të shëruar sesa sot brenda një dite.
Rritja e të sëmurëve (e personave aktualisht pozitivë) ishte 355 (dhe ishin 1189), ndërsa rastet e reja në 24 orët e fundit ishin 3493 (dje3786). Si gjithnjë, këto dy të dhëna duhen analizuar me faktin se janë të lidhura ngushtë me tamponët e bërë. Sot janë bërë një numër rekord tamponësh, 65.705 (dje 60.999).
Raporti mes tamponëve të bërë dhe rasteve të identifikuara është 1 i sëmurë për 18,8 tamponë të bërëi, 5,3. E dhëna më e ulët që nga fillimi i epidemisë.
Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 172.434.