Është i mirë numri i të shëruarve, ulet edhe numri i të shtruarve, rritje e qëndrueshme e numri i të sëmurëve, në minimum rastet e reja në krahasim me tamponët e bërë. Nëse nuk do të ishte për numrin e lartë të viktimave (570 sot), të dhënat e buletinit të Mbrojtjes Civile do të ishin pozitive, edhe pse në përgjithësi ka qëndrueshmëri të dhënash në krahasim me ditët e kaluara. Tregues që piku ende nuk ka zbritur, por që po afrohet dita kur të dhënat do të nisin të zbresin.
Buletini i sotëm tregon një rritje të të sëmurëve (i personave të prekur) 1396 raste sot (dje ishin 1195). Sot janë shtruar në terapitë intensive 3497 persona, 108 më pak se dje. Janë shtruar 28242 persona me simptoma, 157 më pak se dje.
Qëndron i lartë numri i viktimave. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 570 persona (dje ishin 542 viktima), duke arritur në një total prej 18849 të vdekurish.
Të shëruarit arrijnë në kuotën 30.455, me një rritje në 24 orë prej 1985 personash (dje u deklaruan të shëruar 2099 persona).
Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 147.577 (3951 raste të reja në 24 orët e fundit, dje ishin 3836), por numri i tamponët e bërë sot ishin 53495, dje u bënë 51680, pra është identifikuar një i sëmurë për 13,5 tamponë të bërë, 7,4%. E njëjta vlerë e para dy ditëve, minimumi që nga fillimi i pandemisë.