Minimumi historik i infeksioneve të reja që nga bllokimi kur, nga 875 raste ditën e djeshme sot janë regjistruar 675 infeksionet e reja, raporton gazeta italiane ”La Stampa”.
”Edhe numri i viktimave ka shënuar rënie, nga 153 ditën e djeshme në 145 ditën e sotme”, sipas raportimit të Mbrojtjes Civile Italiane.
Po ashtu janë regjistruar 89 të shtruar më pak në repartet e zakonshme Covid dhe 13 të tjera në njësitë e kujdesit intensiv.
Ndërkohë, muzetë në Itali dhe atraksionet e tjera kulturore do të rihapen të hënën, pas lehtësimit të disa masave të izolimit kundër koronavirusit.
”Koloseu në Romë do të rihapet në fund të majit”, deklaroi një zëdhënëse e tij.
Sipas saj do të vendosen masa të rrepta sigurie, ku do të përfshihet dhe matja e temperaturës.
Muzetë e Vatikanit, ndër muzetë më të njohur në botë, si dhe vendet arkeologjike në Pompei janë duke u përgatitur për t’u rihapur.
Duke filluar nga qershori, vizitorët do të hyjnë vetëm në Pallatin e Doge-t në Venecia. Galleria dell’Accademia në Firence pritet të rihapet më 2 qershor.
Institucionet kulturore planifikojnë të kufizojnë numrin e vizitorëve dhe të vendosin rregullore të rrepta që sigurojnë distancimin shoqëror, për të parandaluar përhapjen e virusit.