Trendi i rasteve të reja më koronavirus në Itali zbret në një minimum historik. Sot infeksionet e reja kanë qenë 0,3%, 744 raste kundër 802 të djeshmet. I qëndrueshëm numri i vdekjeve, 179 sot, 14 më shumë se dje. Janë shënuar edhe 5 vdekje mes mjekëve si pasojë e epidemisë së Covid-19. Numri total i vdekjeve tek bluzat e bardha ka vajtur 160.
Ndërkohë, zbresin nën kuotën njëmijë të shtruarit në terapitë intensive, që me 28 më pak se dje kanë vajtur sot në 999, ndërsa 79 shtretër janë liruar në repartet Covid ordinari.
Por Italia e Covid është gjithnjë e më shumë e ndarë në dysh, sepse, ndërsa kudo zbresin rastet e reja, në Lombardi shtohen, duke kaluar nga 282 në 364, që përfaqësojnë gjysmën e rasteve të regjistruara në tërë Italinë. Me shumë mundësi, Lombardia dhe rajoni i Piementos mund tw përjashtohen nga hapja e madhe e 18 majit.