Lajmet e mira: Bie sërish numri i personave të shtruar në spitale dhe raporti mes tamponëve të bërë dhe rasteve të identifikuar është në minimum.
Për të tretën ditë radhazi bie numri i personave aktualisht të sëmurë, edhe pse jo me shifra të lartë. Por kjo rrit shpresën që kurba të mos ndryshojë më, por që të shkojë gjithnjë e më shumë në ulje. Lajmi i keq është numri i 437 të vdekurve, ndërsa Italia kalon kuotën e 25 mijë viktimave.
Të dhënat e buletinit të Mbrojtjes Civile raportojnë një numër në ulje të personave të shtruar. Në terapitë intensive sot gjenden 2.384 persona, 87 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 23.805 persona, 329 më pak. Në karantinë shtëpiake janë 81.510 persona (406 më shumë se dje).
Të shëruarit kapin kuotën 54.543, me një rritje në 24 orë prej 2943 personash, numri më i lartë që nga fillimi i epidemisë (dje ishin deklaruar të shëruar 2.723 persona).
Të prekurit e rinj janë 3.370 (dje ishin 2.729) në rritje në krahasim me ditët e tjera, por sepse është rritur edhe numri i tamponëve të bërë (sot 63.101, dhe 52126). Raporti mes rasteve të identifikuara dhe tamponëve të bërë është i qëndrueshëm, një i sëmurë për 18,7 tamponë të bërë, 5,3%. Ditët e fundit, vlera mesatare ka qenë 5,7%.
Në rënie edhe personat e sëmurë (persona aktualisht pozitivë), një e dhënë që konfirmohet për të tretën ditë radhazi.
Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 187.327.