Nga një ditë në tjetrën ndryshon gjithçka: nëse dje deri në Itali po komentohej ulja e rasteve të reja, sot ka ndryshuar gjithçka, ndërsa rastet e reja janë shtuar me 329 pozitivë. Pjesa më e madhe janë në Lombardi, me 242 raste të reja (73,5% e të gjitha rasteve në Itali).
Në total, personat e prekur nga Covid-19 në vendin fqinj janë 237 828.
Mbrojtja Civile bëri me dije se janë regjistruar edhe 43 viktima të tjera në 24 orët e fundit, për një total prej 34 448.
Ndërkohë, personat e shëruar gjatë ditës së fundit janë 929 (179 454 gjithsej).
Ditën e djeshme, Italia regjistroi 34 viktima dhe 210 raste të reja.