Bota Rekord negativ në Maqedoninë e Veriut: 193 raste të reja me COVID-19...

Rekord negativ në Maqedoninë e Veriut: 193 raste të reja me COVID-19 dhe 9 viktima

Maqedonia e Veriut regjistron një rekord tepër të zymtë në pandeminë koronavirus. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 193 raste të reja me Covid-19 nga rreth 1400 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Numri më i lartë i të infektuarve u raportua në Shkup me 140 raste.

Në 24 orët e fundit, Covid-19 u mori jetën 9 personave, ndërsa janë shëruar dhe 46 pacientë.

Që prej shpërthimit të pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 4400 të infektuar me koronavirus, 210 viktima dhe 1803 të shëruar. Rastet aktive janë më shumë se 2400.