187 raste të reja dhe 21 viktima. Ky është bilanci ditor i koronavirusit në Itali, sipas raportimit të Mbrojtjes Civile.
Ditën e djeshme ishte 23 numri i viktimave dhe 142 ai i rasteve të reja.
Në total, nga fillimi i emergjencës Covid-19, janë 240 760 personat e infektuar në Itali.
Ndërkohë, rastet aktive me koronavirus në vendin fqinj janë gjithsej 15 255.