Sport Bayern, pengu i Rumenigge-s: Sa herë kërkonim një trajner, Klopp ishte i...

Bayern, pengu i Rumenigge-s: Sa herë kërkonim një trajner, Klopp ishte i zënë

Të fitosh tetë tituj radhazi dhe të kesh pengje. Filozofia e Bayern Mynih është mjaft e ngjashme me atë të Juventus. Edhe pse në Bavari ka pasur trajnerë të mëdhenj, ata do të kishin dashur të shikonin në Allianz Arena edhe Jürgen Klopp.

Të fitosh 8 tituj radhazi dhe përsëri të kesh pengje… Bayern-i i Mynihut ka pasur në stol trajnerë të mëdhenj, por drejtuesit e tij nuk e fshehin faktin se kanë dashur të shohin në “Allianz Arena” edhe Jürgen Klopp, trajnerin aktual të Liverpulit. E pranon për “Bild” administratori i klubit, Karl-Heinz Rummenigg, duke shpjeguar se akordi me trajnerin gjerman nuk është bërë i mundur për shkak të kohës kur kanë ndodhur ndryshimet në stol.

Shokë plazhi

Kalle dhe Jürgen njihen shumë mirë, sepse janë shokë… plazhi. “Klopp dhe unë jemi takuar shpesh në Buhne, në Sylt. Kujtoj mirë verën e 2012-ës, e mbyllëm kampionatin të dytët dhe humbëm si finalen e Ligës së Kampionëve, ashtu edhe atë të Kupës së Gjermanisë, këtë të fundit me rezultatin 2-5 ndaj Borussias së Dortmundit. Ai po vraponte në plazh dhe mendova: “Oh Zot”. Bëri edhe një devijim që të vinte të më përshëndeste. Nuk e dija, nëse donte të tallej me mua, apo kishte diçka tjetër në mendje. Në fakt, ai më shtrëngoi dorën dhe u tregua shumë i sjellshëm me mua dhe familjen. Kishte edhe qenin me vete, që filloi të luante me qenin tim. U ndjeva mirë me mënyrën si ai e menaxhoi atë moment”, – tregon drejtuesi i Bayern-it.

Koha e duhur

Ndoshta ishte momenti i duhur për të provuar për ta çuar te Bayerni, por në atë moment trajneri i Liverpulit nuk ishte i lirë. “Sa herë kemi kërkuar trajner, Klopp ka qenë nën kontratë. Megjithatë, vitet e fundit kemi qenë me fat me trajnerët: Heynckes, van Gaal dhe tani edhe Flick. Nëse kërkon një trajner, duhet të gjesh kohën e duhur. E kam ditur gjithmonë se Jurgen ishte një nga 3-4 trajnerët më të mirë në Europë. U gëzova sezonin e shkuar, kur fitoi Ligën e Kampionëve dhe tani jam i lumtur që arriti suksesin në Premier League”.

30 vite

Edhe sepse fitorja e kampionatit anglez ishte dicka qw i mungonte prej kohësh Liverpulit. Një pritje prej 30 vitesh që për Bayern është e pakonceptueshme

“Kujtoj që sezonin e shkuar kemi ngrënë drekë para ndeshjes së 1/8-ve në Ligën e Kampionëve në Liverpul. Administratori i Liverpulit, Peter Moor, më tha se fitimi i titullit në Premier League për ta ishte më i rëndësishëm se Champions, pasi ishte diçka që pritej prej 30 vitesh. E pabesueshme vetëm ta thuash. Edhe për këtë është e drejtë që futbolli të rifillonte pas koronavirusit. Klopp është një trajner i madh dhe një person shumë i respektuar. Nuk mburret asnjëherë dhe nuk përzihet me punët e të tjerëve”,  përfundon Rumenige. E ku i dihet, ndoshta një ditë Kloppp mund ta drejtojë Bayernin.