Të dhëna të qëndrueshme janë raportuar edhe sot nga Mbrojtja Civile për pandeminë e koronavirusit në Itali.
Rastet e reja janë ulur nga 1.402 në 888, ndërsa numri i viktimave është rritur nga 172 (dje) në 195 sot. Numri total i viktimave kalon shifrën 31 mijë që nga fillimi i epidemisë. Shënohet një tjetër numër i lartë të shëruarish, 3.500 në një ditë. Janë edhe 693 më pak të shtruarit në spitalet në Covid dhe 59 më pak se dje në terapitë intensive.