Bie kurba e epidemisë së Covid-19 në Itali: 138 raste të reja janë shënuar, ndërsa dje ishin 208. Numri është zvogëluar si pasojë e Lombardisë, ku sot ka pasur 53 pozitivë në krahasim me 111 që kishte 24 orë më parë. Totali i italianëve të goditur nga Covid shkon në 241.956.
Një rritje e fortë e shënuar në numrin e të vdekurve, 30 viktima sot në krahasim me 8 që ishin dje (dhe 7 të dielën). Viktimat janë regjistruar në Lombardi (13), Veneto (10), Piemonte (3), Toskana (2), Emilia Romagna dhe Puglia (nga 1 secila). Në total 34.899 viktima.
Është rritur numri i të shëruarve, 574 në vetëm një ditë (dje ishin 133), ndërsa numri total i të shëruarve shkon në 192.815.