Numri i të vdekurve në Itali ka rënë sot në mënyrë të ndjeshme: në 24 orët e fundit viktimat nga koronavirusi janë 260. Që nga 15 marsi, numri i viktimave nuk kishte zbritur asnjëherë nën 300. Kjo është ajo që pritej prej kohës nga raporti i përditshëm i bilancit të Mbrojtjes Civile.
Ajo që e “njollos” ndryshimin e tendencës është rritja e personave aktualisht të sëmurë, që pas ditësh në rënie, sot është rritur me 256 pacientë. Në kontrast me rritjen e numrit të të shëruarve. Një rritje e lehtë e rasteve të reja në krahasim me ditët e kaluara.
Shënohet një rënie e personave të shtruar. Në terapitë intensive sot gjenden 2.009 persona, 93 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 21.372 persona, 161 më pak se dje. Në izolim shtëpiak janë 82.722 persona (+510 në krahasim me dje).
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 260 persona (dje viktimat ishin 415), duke arritur një total prej 26.644 të vdekurish.
Të shëruarit kapin kuotën 64.928, me një rritje në 24 orë prej 1808 të shëruarish (dje ishin deklaruar të shëruar 2622 persona).
Rritja e të sëmurëve (pra e personave aktualisht pozitivë) është 256 persona (dje ishin -680) ndërsa rastet e reja në 24 orët e fundit janë 2324 (dje 2357).
Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 197675.