Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 21 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar 539 numrin total të të prekurve.
Hartës së personave të prekur me koronavirus i është shtuar edhe Kurbini me dy raste.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 6 pacientë, duke e çuar në 283 numrin. Ndërsa betejën me koronavirusin deri tani e kanë humbur 26 persona.
Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:
Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.
Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 245 raste
Durrës 42 raste
Lushnje 6 raste
Elbasan 16 raste
Fier 35 raste
Kavajë 9 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 19 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 94 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 rast
Has 13 raste
Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
Pukë 5 raste
Mirditë 3 raste
Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast
Kurbin 2 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.