Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar në mesnatë se 15 persona janë shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi, duke e çuar në 131 numrin total të të shëruarve.
Deri tani, në Shqipëri janë prekur nga koronavirusi 377 persona, nga të cilët 22 kanë ndërruar jetë.
Një ditë më parë pësoi rënie edhe numri i personave të rinj të prekur, të cilët ishin 16, krahasuar me 28 të së dielës.