Bota Koronavirusi në Spanjë: Bilanci i viktimave në rënie, 523 të vdekur në...

Koronavirusi në Spanjë: Bilanci i viktimave në rënie, 523 të vdekur në 24 orët e fundit

Spanja regjistroi sot 523 të vdekur në 24 orë si pasojë e pandemisë nga COVID-19, një shifër në rënie pas një rritjeje të regjistruar të martën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në total, 18 579 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri në vend, i treti më i goditur në botë pas SHBA-së dhe Italisë.

Numri i rasteve të konfirmuara në 24 orë ka pësuar një rritje prej më shumë se 5 000 pas gjashtë ditëve radhazi rënie duke e çuar numrin total të rasteve të konfirmuara në  177 000.

Numri i të shëruarve ka arritur në më shumë se 70 000.

Autoritetet theksojnë se piku i pandemisë, që shkaktoi vdekjen e 950 personave në 24 orë më 2 prill, është kaluar.