Kryeministri Edi Rama reagoi në Facebook në lidhje me situatën alarmante të rrezikut nga koronavirusi. Sipas kryeministrit, deri më tani Shqipëria nuk është prekur nga ky virus. Por, Rama thotë se si në të gjithë botën edhe për vendin tonë, koronavirusi është kërcënim potencial.
“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për të gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim. Të njëjtat mendje të shthurura, që ju shqetësuan keq më me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim. Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, shkruan Rama.