Politika 60 vjetori i qytetit, Balla: Librazhdi, në një moment transformimi të gjithanshëm...

60 vjetori i qytetit, Balla: Librazhdi, në një moment transformimi të gjithanshëm infrastrukturor

Me rastin e 60 vjetorit të krijimit të qytetit të Librazhdit, Kryetari i Grupit Parlamenta të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar të gjithë bashkëqytetarët e tij me anë të një videomesazhi.

Në urimin e tij të publikuar në rrjetin social facebook, Balla i cili është dhe deputet i Librazhdit prej shumë kohësh deklaron se ky 60 vjetor e gjen Librazhdin në një fazë të thellë transformimi investimesh në shumë projekte infrastrukturore.

Përsa i përket punësimit, Balla thekson se vitet e fundit në Librazhd kanë hapur aktivitetin e tyre disa kompani industriale.

“Unë jam përpjekur si deputet prej shumë kohësh i vendlindjes time, të kem në fokusin kryesor gjithçka që lidhet me punësimin. Jam shumë krenar që kemi arritur të sjellim në qytetin tonë kompani të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat kanë krijuar shumë vende pune. Shumë vite më parë askush nuk mund ta ëndërronte që kompani prestigjioze sikurse Mercedez Benz të prodhonin pjesë këmbimi në Librazhd, tashmë kjo është e mundur. Askush nuk mund ta mendonte që veshjet e specializuara të ushtrisë italiane apo ushtrive të tjera të vendeve europian, të shërbimeve të zjarrfikjes apo të shërbimeve të transportit hekurudhor të prodhoheshin në qytetin tonë të Librazhdit”, deklaron Balla.