619 persona kanë humbur jetën në Spanjë për shkak të koronavirusit. Numri i viktimave u rrit me 100 këtë të diel krahasuar me një ditë më parë.
Në këtë mënyrë përfundon periudha tre ditore ku po shënohej një rënie në numrin e të vdekurve.
Gjithsej në Spanjë kanë humbur jetën mbi 16 mijë persona. Ndërkohë është rritur edhe numri i personave të infektuar. Deri më tani regjistrohen mbi 161 mijë të prekur.