Aktualitet Futboll gjatë karantinës, ndëshkohen 9 “lojtarët”, pezullohen dy policë në Vlorë

Futboll gjatë karantinës, ndëshkohen 9 “lojtarët”, pezullohen dy policë në Vlorë

Ndëshkohen 10 persona në Vlorë, pasi thyen orarin e karantinës duke luajtur futboll në pyllin e Sodës.

Ata janë karantinuar për 14 ditë dhe do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.

Po ashtu, pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

Gjithashtu, policia nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon edhe njëherë për qëndrim në banesë dhe respektim të masave kufizuese, duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.