Një debat i madh ka nisur në Spanjë në lidhje me besueshmërinë e testeve të shpejta të blera në Kinë.
Autoritetet spanjolle kanë deklaruar se testet nuk po funksionojnë për zbulimin e të infektuarve me Covid-19.
Sipas tyre, ato kanë një besueshmëri prej 30 përqind, në vend që ta kishin 80 përqind.
Kontestimi i këtyre testeve ka ardhur nga laboratorët spanjoll të mikrobiologjisë.
El Pais, duke iu referuar një raporti të këtyre laboratorëve, shkruan se testet e marra në Kinë kanë një ndjeshmëri prej 30 përqind, kur duhej të kalonin 80 përqindshin.
Sipas gazetës, duke cituar një ekspert, “me atë vlerë ato teste nuk ka kuptim të përdoren”.
Reagimi i Pekinit nuk ka vonuar shumë të vijë.
“Blerja e furnizimeve mjekësore të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë në Madrid është ende në vazhdim dhe asnjë material nuk ka ngelur në Kinë”, shkruan ambasada kineze në Madrid.
Ambasa kineze thekson se “Bioeasy Biotechnology” nuk është përfshirë në listën e furnitorëve që Ministria e Tregtisë kineze i ka propozuar Spanjës.
El Pais i ka kthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik testet e shpejta të prodhuara nga kompania kinieze “Bioeasy” në Shenzhen. Sipas saj, kompania nuk ka një licencë në Republikën Popullore Kineze.