Bota Covid-19/ Gjermania i pranon Italisë 47 pacientë në gjëndje të rëndë për...

Covid-19/ Gjermania i pranon Italisë 47 pacientë në gjëndje të rëndë për jetën

47 pacientë që ndodhen në gjendje të rëndë për shkak të Covid-19 në Itali, do të merren për kurim të specializuar nga Gjermania.

Spitalet gjermane, që kanë hapësira të lira, do të pranojnë të paktën 47 pacientë nga Italia, që janë të prekur me koronavirus, në shenjë solidariteti me këtë shtet europian.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i cili ka thënë se do u qëndrojnë pranë miqve italianë.

“Ne qëndrojmë afër miqve tanë italianë. Ne mund ta menaxhojmë këtë situatë vetëm bashkë”,-u shpreh Maas në një deklaratë të shkurtër.

Rikujtojmë që Italia është vendi me pasojat më të rënda nga koronavirusi, me numrin më të lartë të viktimave dhe të të prekurve.