Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se SHBA do të dalë më e forta nga kriza e koronavirusit, ndërkohë që numri i rasteve po rritet në vend.
“Të gjithë janë kaq të bashkuar dhe po punojnë kaq shumë. Është një gjë e bukur për t’u parë. Ata e duan vendin tonë të madh. Në fund ne do të dalim më të fortë se kurrë më parë”, shkroi ai në Twitter.
Trump është përballur me kritika të ashpra për mungesën e testimit për koronavirus dhe për minimizimin e virusit në ditët e para të shpërthimit.
Administrata është zotuar të rrisë numrin e testimeve.
Të paktën 65 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në SHBA dhe janë konfirmuar rreth 3 500 raste infektimi.
Nju-Xhersi ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit për shkak të emergjencës së koronavirusit. Në gjithë shtetin, nuk lejohet qarkullimi nga ora 8 e mbrëmjes gjer në orën 5 të mëngjesit. Njoftimi u dha nga guvernatori Phil Murphy.
Mbledhja e më shumë se 50 njerëzve është e ndaluar në Nju-Jork, njoftoi guvernatori i shtetit Andreë Cuomo. Masë e cila filloi gjithashtu në Nju-Xhersi dhe Konektikat.
Kazinotë, palestrat dhe teatrot do të mbyllen në 8 në mbrëmje.