Bota Përhapja e koronavirusit, Kina dhe Koreja e Jugut regjistrojnë pak raste të...

Përhapja e koronavirusit, Kina dhe Koreja e Jugut regjistrojnë pak raste të reja

Situata e koronavirusit duket më e qetë në Azi. Rastet e reja me të prekur në Korenë e Jugut kanë rënë ndjeshëm, në minimumet historike që prej nisjes së përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm në këtë shtet.

Masat e ndërmarra nga qeveria e Seulit për të kufizuar lëvizjet, po japin rezultat.

Pozitive paraqitet situata edhe në Kinë, ku janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me të infektuar me Covid-19.

12 prej tyre kishin mbërritur nga jashtë Kinës.