Krishtlindjet e fundit kanë qenë fatale për katër anëtarë të një familje në Derbi të Anglisë, të cilët ndërruan jetë nga koronavirusi.
Trejsi Latham, 50 vjeç, nënë e tre fëmijëve, ka bërë të ditur se partneri i saj, prindërit e tij dhe xhaxhai i tij vdiqën të gjithë, pasi u infektuan me koronavirus.
Familja kishte respektuar rregullat, duke mos u takuar që prej muajit mars, por me zbutjen e masave për Krishtlindje, ata kishin vendosur të takoheshin.
Zonja Latham thotë për “Daily Mail” se jeta e saj është shkatërruar pas humbjes së tmerrshme të partnerit të saj, Darren Fisher, 48 vjeç.
Çifti kishte planifikuar të martohej këtë verë, pasi kishin 12 vite së bashku. Gjatë kësaj kohe, Fisher kishte ndihmuar zonjën në rritjen e 3 fëmijëve të saj nga një marrëdhënie e mëparshme. Trejsi Latham është shprehur se bashkëshorti i saj u infektuar kur ai shkoi në familjen e prindërve të tij në Allenton, ku qëndroi vetëm 2 orë.
Vetëm pas një jave, Darren, prindërit e tij, Pat dhe David Fisher, të moshës 79 dhe 82 vjeç, si dhe xhaxhai i tij, Michael Wilson, 70 vjeç, rezultuan të gjithë pozitivë me koronavirus. Fatkeqësisht, ata ndërruan jetë, ndërsa një tjetër xhaxha i Darren është i infektuar.
Latham ka thënë se i vetmi anëtar i familjes me probleme të mëparshme shëndetësore ishte Pat, i cili vuante nga diabeti.