Mëngjesin e sotëm, çmimet e naftës kanë rënë me më shumë se 30% në Azi duke regjistruar rënien më të ulët që nga Lufta e Gjirit të vitit 1991, pasi Arabia Saudite nisi një luftë me çmimet e naftës bruto.
Riadi vendosi në mënyrë të njëanshme të ulte çmimet e dorëzimit, për shkak të dështimit të OPEC-ut dhe Rusisë për të rënë dakord që të ruajnë çmimet.
Përballë pasigurisë ekonomike të shkaktuar nga epidemia e koronavirusit të ri, ministrat e kartelit të naftës kishin bërë përpjekje për të lidhur një marrëveshje me vendet e tjera prodhuese të naftës për të reduktuar prodhimin dhe për të ruajtur çmimet e naftës bruto.
Por, Rusia, prodhuesja e dytë në botë e naftës dhe vendet joanëtare e OPEC-ut, kishin kundërshtuar një reduktim të ri me 1,5 milionë fuçi në ditë.
”Në kundërpërgjigje, Arabia Saudite ka filluar një shitje të gjerë të zhdoganimit duke bërë uljen më të madhe të çmimeve të naftës në 20 vite”, raportoi ”Bloomberg News”.
Kështu, çmimi i naftës për Azinë është ulur me 4-6 dollarë për fuçi, ndërsa në SHBA është reduktuar me shtatë dollarë për fuçi.
”Aramco” e shiti fuçinë ”Arabian Light” me një çmim të jashtëzakonshëm: 10,25 dollarë më pak se një fuçi “Brent” nga Deti i Veriut”, sipas Bloomberg.