Kryesore Koronavirusi, gjobë 10-50 mijë lekë për të ardhurit nga Italia që nuk...

Koronavirusi, gjobë 10-50 mijë lekë për të ardhurit nga Italia që nuk vetëkarantinohen

Mosrespektimi i urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për izolimin në shtëpi të personave të vijnë në Shqipëri nga zonat e prekura të Italisë, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë.

Sipas ligjit “për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, personat që nuk zbatojnë këtë urdhër ndëshkohen me gjobë që varion nga 10 në 50 mijë lekë të rinj.

Vetëkarantinimi i personave që vijnë nga zonat e izoluara të Italisë u urdhërua nga Ministria e Shëndetësisë si masë parandaluese për mospërhapjen e virusit.