Një adoleshente 16-vjeçare ka ndërruar jetë në Paris, duke u bërë viktima më e re nga koronavirusi në Francë. Mamaja e Julie tha se kjo që i ndodhi familjes është e “papërballueshme”.
Autoritetet shëndetësore e konsideruan vdekjen e 16-vjeçares “tragjike”, ndërsa thanë se pjesa më e madhe e njerëzve që humbin jetën nga koronavirusi janë të moshuar dhe që kanë probleme serioze shëndetësore.
Sipas motrës së saj të madhe, Manon, adoleshentja nuk kishte probleme të tjera me shëndetin.
“Julie sapo pati një kollë të lehtë javën e kaluar dhe u përkeqësua me mukozën në fundjavë. Të hënën ata shkuan për të parë mjekun dhe kjo ishte kur ajo u diagnostikua me shqetësim të frymëmarrjes. Ajo nuk kishte më sëmundje të veçantë më parë”, tha Manon për gazetën Le Parisien.
“Ndaloni së menduari që ky virus infekton vetëm të moshuarit. Të gjithë mund të prekemi nga COVID-19”, tha motra e së ndjerës.
Po ashtu, familjarët u shprehën për mediat vendase se e gjitha ndodhi shumë shpejt dhe se Julia ankohej fillimisht vetëm për kollën. Shëndeti i saj u përkeqësua gjatë javës.