Departamenti i Shtetit i dërguar një notë proteste ambasadorit kinez në Shtetet e Bashkuara, si reagim për komentet e zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme kineze, sipas të cilëve, me gjasë ka qenë ushtria amerikane ajo e cila mund të ketë futur koronavirusin në Wuhan, aty prej nga dhe i kishte fillesat.
“Ambasadori kinez u thirr për një deklaratë nga një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze për koronavirusin”, tha një burim nga Sekretariati amerikan i Shtetit për Reuters i cili dëshironte të mbetet anonim.
Zhao Lijian, zëdhënësi i parë për Qeverinë e Kinës dhe një zyrtar i Ministrisë së Jashtme, postoi në mediat sociale një raport të publikuar nga një uebfaqe kanadeze me tematika komploti, që sugjeronte se virusi mund ta kishte origjinën në Shtetet e Bashkuara, e se ai kishte ardhur në Kinë nëpërmjet ushtarakëve amerikanë në lojërat e Luftërave Botërore, të cilat u mbajtën kohë më parë në Wuhan.
Më parë, Zhao postoi një video nga një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, i cili sugjeroi që Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ishin “kapur në veprim”, duke thënë se “pacienti zero” me gjasë ishte amerikan.
Në njërën nga tweet-et, Zhao deklaroi se Drejtori i Qendrës, Robert Redfield, pranoi se disa amerikanë, të cilët duket se kanë vdekur nga gripi, ishin testuar pozitivisht me koronavirus.