Izraeli dhe Kosova zyrtarizuan të hënën vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe nisjen e bashkëpunimit.
Në një ceremoni solemne virtuale, ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj hebre, ministri i Jashtëm izraelit Gabriel Ashkenazi hodhën firmën për formalizimin e marrëveshjes së 4 shtatorit, e cila qe arritur në Uashington pas ndërmjetësimit të Presidentit Donald Trump.
Në dokumentin e firmosur theksohet se Kosova dhe Izraeli kanë vendosur që të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh duke riafirmuar përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin e frytshëm në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe në sfera të tjera të interesit të përbashkët.
Kryediplomatja kosovare tha se me vendosjen e këtyre marrëdhënieve diplomatike Kosova po hynë në një etapë të re.