Kosova Kosova dorëzon zyrtarisht dokumentin e aplikimit në BE, Albin Kurti: Ditë historike

Kosova dorëzon zyrtarisht dokumentin e aplikimit në BE, Albin Kurti: Ditë historike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte sot në Pragë ku mori pjesë në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të dokumentit të aplikimit të Kosovës për në Bashkimin Evropian.

Dorëzimin kreu i shtetit të Kosovës e bëri në Presidencën çeke në Pragë, ndërsa në fjalën e tij, ai u shpreh se kjo është një ditë historike për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Sipas Kurtit, ky dokument anëtarësimi mbart edhe shpresën e gjithë qytetarëve të Kosovës për t’iu bashkuar unionit evropian, ndërsa tha se nga sot do të nisë një epokë e re për Kosovën, ajo e perspektivës evropiane.

“Jemi këtu për të konfirmuar angazhimin e Kosovës për vlerat e këtij komuniteti, duke dorëzuar dokumentin e aplikimit të Kosovës për në Bashkimin Evropian. Letra që kam me vete mbart edhe shpresën e qytetarëve të Kosovës, ndaj shpreh dëshirën tonë për t’iu bashkuar Evropës. Ne shpresojmë që të bëhemi pjesë në këtë të ardhme të përbashkët me BE.

Vitin që vjen do të shënjojë edhe 20-vjetorin e Samitit të Selanikut, ku kemi shprehur atje angazhimin tonë të njëjtë me vendet e tjera të rajonit. Vitin e ardhshëm do të nisë edhe një epokë e re për vendin tonë kur të nisë të diskutohet statusi i kandidati për ne. Kemi trokitur në atë derë duke parë drejt perspektivës evropiane. Ne kemi nevojë për ndihmën e BE në Kosovë.

Do të ecim edhe me të gjitha reformat e tjera që Kosova duhet të plotësojë deri sa të arrimë të marrim statusin e kandidatit. Populli ynë mund të ecë edhe më pranë në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet mes popullit të Kosovës dhe të Çekisë do të jenë edhe më të forta”, tha Albin Kurti.